BallinaSportSKANDALOZE: Alban Bushi e largoi nga kombëtarja shqiptare Lirim Kastratin në ditën...

SKANDALOZE: Alban Bushi e largoi nga kombëtarja shqiptare Lirim Kastratin në ditën e lojës

Të ngjajshme

Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Reforma e drejtësisë që planifikonte kryeministrja italiane Meloni dështoi....

Afro gjysmë milioni euro për stacionin e policisë në Podujevë (Dokument)

Stacioni policor në Podujevë pritet të marrë një pamje...

Vlora Çitaku kujton ndërhyrjen e NATO-s: Përjetësisht mirënjohës për lirinë e Kosovës

Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës...

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

Ylli i kombëtares së Kosovës ka mundur fare lehtë të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, në rast se Alban Bushi nuk do ta kishte larguar nga përbërja në ditën e lojës vite më parë, shkruan Gazetasheshi.com.

Këtë informacion e ka zbuluar vetë futbollisti Kastrati, i cili në një intervistë të dhënë në emisionin “Interaktiv” në Kohavision tregoi për tmerrin që përjetoi te ‘kuqezinjtë’.

“Përpara se të zgjedhja kombëtaren e Kosovës isha te moshat U17 të Shqipërisë, por nga aty më përjashtuan. Trajneri Alban Bushi më largoi pesë minuta para se të fillonte ndeshja në Durrës. Isha përgatitur dhjetë ditë me ekipin dhe më pas më larguan në mënyrën më të keqe të mundshme”, deklaroi fillimisht Kastrati.

Ai gjithashtu zbulon faktin se shumë familjarë kishin ardhur për ta ndjekur nga afër dhe se pas shkëlqimit në Kroaci, drejtuesit e FSHF-së ishin vënë sërish pas tij.

“Në atë ndeshje kishin ardhur shumë familjarë të mi të më përcjellin, por që trajneri më largoi edhe nga lista e lojtarëve të ftuar dhe nuk e di përse. Përpara se të vendosja për Kosovën më kanë kontaktuar edhe drejtuesit e FSHF-së, por unë tashmë isha i vendosur për zgjedhjen time”, deklaroi Kastrati.

Ndër shumë faktet e tjera shokuese që përmendi Kastrati zbuloi se si drejtuesit e klubit të Dritës nuk ishin të bindur për cilësitë e tij përkundër provave dy javore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz