BallinaLajmeSkandali i zgjedhjeve në Kosovë – mbi 100 të arrestuar, reagime nga...

Skandali i zgjedhjeve në Kosovë – mbi 100 të arrestuar, reagime nga mediat botërore

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Aksioni i Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj dyshimeve për manipulim të votave ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat ndërkombëtare.

Ditën e djeshme, autoritetet e Kosovës kanë ndaluar 109 persona, kryesisht komisionerë të përfshirë në procesin e numërimit të votave, nën dyshimet për ndërhyrje dhe falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Veprimi i Prokurorisë vjen pas hetimeve që kanë nisur rreth dy javë më parë dhe që lidhen me parregullsi serioze gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Lidhur me këtë ngjarje kanë raportuar disa nga mediat më të njohura botërore.

Agjencia Reuters e ka cilësuar rastin si një “turp i madh” për Kosovën, duke theksuar se vendi, si shtet i ri, synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Reuters raporton gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se hetimet fillestare për këtë çështje kanë nisur rreth dy javë më parë.

Vëmendje arrestimeve i ka kushtuar edhe media amerikane ABC News, e cila raporton se autoritetet në Kosovë kanë arrestuar mbi 100 persona për manipulim të fletëvotimeve gjatë zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit.

Sipas ABC News, ky zhvillim ka rritur shqetësimet se kriza politike njëvjeçare në Kosovë mund të zvarritet edhe më tej.

Jehonë arrestimeve u kanë dhënë edhe  mediat gjermane, të cilat i kanë cilësuar hetimet si një test serioz për integritetin e procesit zgjedhor dhe për sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërkohë, media franceze Le Monde ka raportuar se në Kosovë janë kryer rreth njëqind arrestime për “falsifikim të rezultateve zgjedhore”.

Sipas Prokurorisë së Prizrenit, më shumë se 68 mijë fletëvotime dyshohet se janë përvetësuar gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat u fituan nga partia e kryeministrit në largim, Albin Kurti. Në mes të muajit janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte urdhëruar rinumërimin e plotë të votave.

Edhe agjencia italiane ANSA ka raportuar se Kosova ka arrestuar mbi 100 komisionerë zgjedhorë për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve, duke theksuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Autoritetet kosovare kanë deklaruar se veprimet po ndërmerren për të garantuar transparencë, zbardhje të plotë të rastit dhe ruajtje të integritetit të procesit zgjedhor, ndërsa pritet që drejtësia t’i zgjerojë hetimet edhe në komuna të tjera ku rinumërimi ka nxjerrë parregullsi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz