back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeSkandali i produkteve me hormone: Si të dallojmë nëse perimet/frutat NUK janë...

Skandali i produkteve me hormone: Si të dallojmë nëse perimet/frutat NUK janë organike?

Të ngjajshme

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...

Njësia MSU e KFOR-it zhvillon ushtrime të Betejës së Afërt në Prishtinë

Ushtarët nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit...
- Advertisement -

Përmes disa investigimeve të Top Story dhe Fiks Fare në Top Channel, u vendos edhe njëherë në vëmendje abuzimi me produktet ushimore, përfshirë këtu ushqimet e paketuara dhe fruta-perimet.

Top Story dokumentoi se pluhuri i tullave përdoret si ngjyrues, ndërsa ai i allçisë për të forcuar produkte si djathi.

“Analiza instrumentale ka bërë të njohur edhe përqindjen e elementëve që nuk kanë qenë të njohura paraprakisht nga ne. Nuk na ka shkuar mendja që janë përdorur produkte, që janë totalisht të papajtueshme me përbërësit ushqimorë. Pluhura materialesh inorganike, pluhura materialesh inerte. Si ngjyrues janë përdoruar po materiale të tilla, por s’po hyj në detaje”, tha për Top Story Prof.Dr Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike.

Sipas ekspertëve, ka fakte se nga materialet e riciklueshme që përdoren për paketim, migrojnë elementë kancerogjenë në ushqime. Këtu mund të përmendim mishin e grirë të paketuar, kërpudhat, gjalpin, qumështin, vajin e ullirit, ujin, lëngjet e ndryshme.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Fiks Fare raportoi raste të shumta në Berat, Kuçovë dhe jo vetëm, ku fermerët përdorin masivisht hormonet për të rritur prodhimin e frutave dhe perimeve. Tregtimi i ushqimeve me përmbajtje hormonesh duket se është i pakontrolluar, ndaj në vijim gjeni një listë më gjithë mënyrat si mund të dallojmë nëse perimet dhe frutat nuk janë organike.

1. Pamja: Nëse produktet janë të rritura në mënyrë organike dhe natyrale, nuk janë njësoj. Pra është e pamundur që të gjitha frutat dhe perimet të kenë të njëjtën ngjyrë dhe madhësi. Duhet të jeni të vëmendshëm gjithashtu për të dalluar nëse perimet janë si të deformuara, kanë gropëza, bishta ose pika të verdha.

2. Madhësia: Përgjithësisht, perimet nuk rriten në përmasa gjigante. Vite më parë, luleshtrydhet/patatet/karrotat etj. ishin në madhësi shumë herë më të vogla se produktet që shiten sot në treg.

3. Gatimi: Produket organike gatuhen më shpejt dhe qëndrojnë të freskëta më gjatë.

4. Shija: Sado të shëndetshme të duken, këto prodhime nuk kanë shijen e atyre natyrale.

5. Tregtimi: Nëse frutat/perimet shiten jashtë sezonit të tyre, atëherë me shumë mundësi janë të prodhura përmes përdorimit të hormoneve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz