back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeSkandal: Profesori i NISMA’s i paguan vetes kursin e anglishtes

Skandal: Profesori i NISMA’s i paguan vetes kursin e anglishtes

Të ngjajshme

Alcaraz e “shkërrmoqi” Djokovicin, fiton lehtësisht finalen e “Australia Open”

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e...

Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe të ndërmjetësuara nga...

Xhuli ju ‘hyp skijave’, lajmërohet nga pushimet në një vend luksoz

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, njihet...

Para një muaji një profesori të Universitetit të Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ i shkoi ndërmend të kryente kursin e anglishtes, që quhet ‘TOEFL’.

Bedri Muhadri që është kryesues i Këshillit Drejtues në këtë Universitet, madje as nuk do të hargjojë asnjë cent për këtë kurs, shkruan gazetametro.net.

Kjo pasi, siç konfirmohet nga një dokument që ka siguruar Gazeta Metro, atij i paguhet kursi nga buxheti i Universitetit i Prizrenit.

Në vendim thuhet se aprovohet kërkesa e parashtruar nga Dr. sc. Bedri Muhadri, të cilit i lejohet pagesa e kursit të gjuhës angleze në kohëzgjatje 3(tre) muaj në programin TOEFL.

E, gjithë paradoksi qëndron në nënshkrimin e këtij dokumenti. Firma që është hedhur në këtë vendim, është e personit që kishte kërkuar t’i paguhet kursi. Pra, Bedri Muhadri kishte marrë vendim që t’ia paguajë kursin vetes.

Ndërkaq, mësohet se profesori Muhadri është anëtar i partisë së Fatmir Limajt, Nismës Socialdemokrate. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të vetë partisë, ku aderuan disa persona më 1 dhjetor të vitit të shkuar. Aty përmendet edhe emri i Muhadrit.

Ndryshe, Nisma është akuzuar për kapje të institucioneve të arsimit, duke punësuar militantë dhe anëtarë të partisë. NISMA udhëheqë edhe me Ministrinë e Arsimit, me ministrin Shyqiri Bytyçi./gazetametro.net.

Të Fundit

Sport

ShowBiz