back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaSportSkandal/ Luiza Gega pritet me limuzinë, por zbret pas 500 metrash (foto)

Skandal/ Luiza Gega pritet me limuzinë, por zbret pas 500 metrash (foto)

Të ngjajshme

Takimi Trump-Putin | Zelensky: Rusia duhet t’i japë fund luftës që e ka nisur

Teksa Donald Trump dhe Vladmir Putin përgatiteshin të takoheshin...

Për çka e urren t’ia prishin gjumin? Tregon Dea Mishel

Dea Mishel njihet për jetën e saj dinamike. Dhe, rutinën...

Zgjedhjet lokale, KQZ sot mban mbledhjen e radhës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës...

Nënkampionia e Europës në 3000 metra me pengesa Luiza Gega është kthyer në orët e vona të së hënës në aeroportin e Rinasit pas paraqitjes shumë të mirë në evropianin e zhvilluar në Holandë.

Në  aeroport ishte edhe një numër kamerash televizive ndërsa nuk mungonin edhe zyrtarët e Federatës Shqiptare të Atletikës. Kreu i kësaj federate Gjergj Ruli dyshohet se ka bërë “një marifet” të vogël para kamerave për të treguar interesimin e tij për atleten.

Sipas një fotoje të publikuar në internet nga faqja “Qyterarët për parkun” atletja medaliste është hipur në një limuzinë të bardhë në aeroport ku ndodheshin kamerat dhe tifozët, por është zbritur 500 metra më tej.

“Si e shfrytëzon për show Presidenti i Federatës së Atletikës Gjergj Ruli figurën e sportistes kampione duke e hipur në limuzinë para kamerave dhe duke e zbritur prapë 500 metra me tutje. As rrugën deri në shtëpi nuk i paguajnë”- shkruhet në faqen “Qytetarët për parkun”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz