Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat mbi pritjet në pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës, si për automjete, ashtu edhe për kamionë.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra: nga 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.
Pritjet të shkurtra raportohen edhe në dalje, në përjashtim të pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë dhe në Merdar, ku pritjet janë deri në 10 minuta.
Përditësimi i fundit i të dhënave u bë në orën 07:02./IndeksOnline/
