BallinaRegjionaleS'ka ngrohje, shkolla pezullon mësimin

S’ka ngrohje, shkolla pezullon mësimin

Të ngjajshme

Dhunë në familje në Drenas, arrestohet një person

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

Arrestohen dy femra në Graçanicë, dyshohet se rrahën një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më...

Sekuestrohen bankënota false në Skenderaj

Njësitë e Policisë së Kosovës kanë sekuestruar gjashtë bankënota...

Në një shkollë në Vushtrri, nuk po mbahet mësim që nga e hëna, shkaku i ngrohjes

Lojën e futbollit, fëmijët nuk po e bëjnë në orën e zakonshme të edukatës fizike.

Në shkollën e mesme të ulët “SHMU 1” në Vushtrri, nuk po mbahet mësim që nga e hëna.

Kjo për shkak, se ka nuk ka ngrohje.

E për këtë, nxënësit ishin lajmëruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Askush nga përgjegjësit nuk kanë qenë të pranishëm në shkollë gjatë kohës kur ekipi i T7, qëndroi aty.

E përmes telefonit, drejtori i shkollës, Emrush Perçuku, ka konfirmuar se në këtë javë nuk është duke u mbajtur mësimi.

Ai thotë se për këtë prishje, është lajmëruar Drejtoria e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë.

E në drejtorinë e arsimit në këtë komunë, thonë se riparimi i kësaj prishje, është çështje kohe.

Hajrizi thotë se orët e humbura të nxënësve, do të kompenzohen gjatë ditëve në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz