Sivjet mund të thyhet rekordi i famshëm i Miro Kloses në Kupën e Botës, këta emra e synojnë!
dp

Lexo edhePerez premton Mourinhon te Real Madridi nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillim të Kupës së Botës, eventi më i madh i futbollit.
Disa rekorde mund të thyhen në Botërorin që do të mbahet në tri shtete, Kanada, SHBA dhe Meksikë, shkruan Indeksonline
Ndoshta rekordi më i vlefshëm, është ai i golave të shënuar në një event të tillë.

Miroslav Klose, ish-sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë mban rekordin me më së shumti gola të shënuara deri tani në Kupë Bote, plot 16-të.
Por, ky rekord mund të thyhet nga dy futbollistë.

Lexo edhePerez premton Mourinhon te Real Madridi nëse fiton zgjedhjet presidenciale
Nga Lionel Messi dhe nga Kylian Mbappe.

Ylli argjentinas ka 13 gola të shënuara, kurse Mbappe 12 gola.
Kujtojmë se ndeshja e parë e Kupës së Botës zhvillohet të enjtën më 11 qershor, mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut./Indeksonline/