Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka këshilluar shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit pas përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme.
Kjo ministri njëherësh këshillon qytetarët që ndodhen në rajon të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale.
“Në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë sesa vendet e prekura deri tani mbetet një mundësi reale, dhe fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim. Për çdo çështje që lidhet me fluturimet, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore përkatëse”.
“Autoritetet shqiptare janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë në kohë reale për çdo zhvillim të ri”, thuhet mes tjerash në një njoftim të kësaj ministrie.