BallinaLajmeLajmet e FunditSituata me zjarret, policia në Pejë arreston një person që dyshohet se...

Situata me zjarret, policia në Pejë arreston një person që dyshohet se dogji 10 hektarë grurë

Policia në Pejë ka arrestuar dje një person, nën dyshimin se nga pakujdesia ka djegur 10 hektarë grurë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:45, shkruan IndeksOnline.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet policore të cilat kanë penguar e ndaluar përhapjen e mëtutjeshme të zjarrit” thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./IndeksOnline/

- Advertisement -