back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajme“Sistina” do ta padisë Kedevin nëse nuk tregon publikisht se në cilin...

“Sistina” do ta padisë Kedevin nëse nuk tregon publikisht se në cilin spital vendosen stenda për përfitim financiar

Të ngjajshme

Digjen 13 hektarë mal e të mbjellura në Ferizaj, dyshohet se zjarri u vë qëllimisht

Një zjarr i madh ka përfshirë 13 hektarë hapësirë...

I armatosur dhe i dyshimtë – sfidon policinë në kufi dhe ikën kah mali drejt Shqipërisë

Mbrëmë rreth orës 20:30 në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë...

Vetëm për 24 orë, në Kosovë janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje

Shifra alarmuese të dhunës në familje po raportohen në...

Haliti: Pa koalicion Kurti s’mund t’i krijojë institucionet

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën...

“Acibadem Sistina” reagoi pas deklaratave të profesor doktor Sashko Kedev, kardiolog, i cili gjatë një emisioni në Kanal 77, tha se në disa spitale private kryhen operacione, hapje të kraharorit dhe vendosen stenda pa nevojë, duke u nxitur nga profiti.

Sistina thekson se këto pretendime janë të pabaza, dëmtojnë reputacionin e institucionit dhe të mjekëve të saj, dhe krijojnë frikë te pacientët aktualë dhe të ardhshëm. Ata kërkojnë nga Dr. Kedev që të sqarojë saktësisht për cilin spital privat bëhet fjalë, pasi në deklaratën e tij nuk u përmend emri i ndonjë institucioni konkret.

Në të kundërt, klinika paralajmëron se do të marrë masa ligjore për shpifje dhe dëmtim të imazhit. Sipas “Acibadem Sistina”, institucionet do të vazhdojnë të ofrojnë kujdes shëndetësor të lartë, me transparencë dhe integritet, duke u bazuar gjithmonë në interesin më të mirë të pacientëve.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë po koordinon kontrollin e këtyre pretendimeve, duke kryer inspektime urgjente dhe jashtëzakonisht të detajuara për të siguruar një pasqyrë të plotë të situatës në spitalet private.

Dr. Kedev, nga ana e tij, ka thënë se shumicën e kohës së tij profesionale e kalon duke parandaluar pacientët nga ndërhyrjet kirurgjikale të panevojshme, përfshirë vendosen e stendave dhe operacione të tjera që nuk janë të nevojshme./TV21

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz