Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se do të tërhitqet nga monitorimi i për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Në komunikatën e lëshuar nga kjo ambasadë thuhet se “ata nuk do të ndërhynë në një sistem të prishur” të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorëve.
“Meqenëse involvimi i mëtejshëm i Ambasadës mund të keqintepretohet si miratimi i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të selektohen në bazë të kualifikimit, dhe jo në bazë të përkatësisë dhe lidhjeve me politikën”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e tyre.
Sipas njoftimit, ambasada ka thënë se këtyre proceseve u ka humbur transparenca ndërsa kanë përmendur edhe zgjedhjen e prokurorëve në bazë të përkatësisë politike.
“Atyre u mungon transparenca dhe i nënshtrohen konflikteve të interesit. Meqenëse përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike ose lidhjeve”, thuhet tutje në njoftim.
Ky është njoftimi:
Meqenëse involvimi i mëtejshëm i Ambasadës mund të keqintepretohet si miratimi i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të selektohen në bazë të kualifikimit, dhe jo në bazë të përkatësisë dhe lidhjeve me politikën. Ndryshimet të kornizës ligjore në të cilën bazohet Këshilli Prokurorial janë të nevojshme për të vendosur transparencë dhe drejtësi në këtë sistem. Prandaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbështesin përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë për të përfunduar menjëherë Rishikimin Funksional./gazetametro.net