BallinaLajmeSiria dje, cilat shtete tjera njohën këtë vit pavarësinë e Kosovës

Siria dje, cilat shtete tjera njohën këtë vit pavarësinë e Kosovës

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Dje presidentja Osmani ka njoftuar se Siria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u çuar në 120 numrin e njohjeve.

Osmani theksoi se njohja u arrit gjatë një takimi trilateral mes Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud dhe presidentit të Sirisë, Ahmed al-Sharaa.

Këtë vit Kosovën e njohu edhe Sudani më 12 prill një vend në verilindje të Afrikës.

Po ashtu, Kenia e njohu pavarësinë e Kosovës më 26 mars, 2025, duke u bërë shteti i 118-të. Ishte ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ai që e dha lajmin, para se presidentja Osmani ta konfirmonte zyrtarisht njohjen nga homologu i saj kenian, William Ruto.

Para tri këtyre njohjeve, shteti i fundit që njohu pavarësinë e Kosovës ishte Izraeli në vitin 2021, pas një marrëveshje të nënshkruar në Washington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz