Sipas mjekëve në këto mënyra mund të shpëtoni njëherë e mirë nga gusha e varur

Ka shumë arsye pse njerëzit kanë gushën e varur midis qafës dhe nofullës. Ajo duket si një gushë e dyfishtë. Ajo nuk ka të bëjë vetëm me shtimin në peshë megjithëse ky fakt kontribuon shumë sipas “Medical News today” .
Shkaqe të tjera të mundshme mund të jenë që ju keni trashëguar tendencën nga prindërit tuaj, apo që me kalimin e kohës dobësohen muskujt mbështetës në qafën tuaj dhe thjesht duke u rritur i ikën elasticiteti dhe formohet gusha e varur. Ka disa ushtrime që mund të provoni që do të forcojnë atë zonë dhe do të minimizojnë atë. Ose mund të flisni me një kirurg plastik rreth zgjidhjeve të mundshme. Këtu janë mundësitë tuaja:
Ushtrime për qafën tuaj: Nëse po kërkoni të hiqni qafe një mjekër të dyfishtë pa u çuar nga divani juaj, kemi një lajm të mirë: Ushtrimet e fytyrës mund të ndihmojnë deri në një farë mase. Sipas Healthline, forcimi i qafës, nofullës dhe indeve lidhëse lokale mund të ndihmojë në zvogëlimin e dukjes së mjekrave të dyfishtë. Një nga më të lehtë nga lista e ushtrimeve të mjekrës së tyre kërkon vetëm disa minuta në ditë. Disa ushtrime të tjera mund të jenë dhe këto.
Me kokën tuaj të kthyer prapa, shikoni në tavan.
Bëni buzët tuaja sikur puthni tavanin për të shtrirë zonën nën mjekrën tuaj.
Ndërpriteni dhe silleni kokën prapa në pozicionin e saj normal.

Nëse vërtet nuk keni kohë për të shpenzuar në procedurat kirurgjike, thotë Steve Fallek, një kirurg plastik me bazë në Nju Jork në Fallek Plastic Surgery dhe BeautyFix Med Spa, sugjeron të provoni TruSculpt iD: “Është një trajtim jo kirurgjik që na lejon të eliminojmë përgjithmonë yndyrën që nuk i përgjigjet dietës dhe stërvitjes tradicionale. Ajo trajton të gjithë shtresën e yndyrës, në një mesatare prej 24 për qind të reduktimit. Pacientët e mi marrin trajtime të personalizuara në një ose më shumë zona të trupit, dhe zgajt vetëm 15 minuta.”

Lexo edheTrupi juaj ndryshon në këto mënyra kur filloni të pini shumë ujë:

Për të ngurtësuar dhjamin që bën gushën tuaj të varet është “Coolsculpting” një trajtim i cili ngrin yndyrën e tepërt në zonën tuaj të mjekrës, dhe zgjatë dy deri në katër muaj sipas doktoreshës Debra Jaliman. “Dhjami i metabolizuar derdhet nga urina,” shpjegon ajo. “Nuk ka kohë pushimi për këtë trajtim. Ndryshe nga injektimet nën mjekër, të cilat mund të shkaktojnë djegie ose ënjtje, Coolsculpting nuk shkakton asgjë nga këto .”

Provoni injektimet: Kur pacientët i kërkojnë doktorit Sachin M. Shridharani, një kirurg plastik dhe themelues i LUXURGERY, si të heqin qafe një mjekër të dyfishtë pa operacion, ai sugjeron trajtimin me bazë injeksionesh”Si mjek që injekton medikamentet, unë mund të kontrolloj se ku dnodhet yndyra po. Kjo mënyrë injektimi është ideale për këto që nuk i pëlqejnë operacionet.















