back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaKulturë“Siparantum” garon në Thailand International Choral Festival

“Siparantum” garon në Thailand International Choral Festival

Të ngjajshme

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në Thailand International Choral Festival 2025, një nga skenat më prestigjioze të muzikës korale botërore, që do të zhvillohet nga 31 gusht deri më 5 shtator 2025 në Bangkok, Tajlandë.

Ky festival mbledh kore elitare nga mbarë bota dhe shndërrohet në një qendër të dialogut kulturor e artistik në nivel global. Këtë vit, “Siparantum” nuk është thjesht pjesëmarrës, por konkurrent përballë disa prej koreve më të mira korale në botë.

Repertori i përzgjedhur është jashtëzakonisht kërkues – teknikisht dhe emocionalisht – duke reflektuar standardin e lartë artistik, cilësinë vokale dhe prezencën skenike që e ka karakterizuar gjithmonë korin.

Në kuadër të festivalit, dirigjenti i Korit Siparantum, Memli Kelmendi do të mbajë një workshop të dedikuar për komunitetin artistik ndërkombëtar, në formën e një prezantimi interaktiv që pasqyron zhvillimin e muzikës korale në Kosovë nga rrënjët tradicionale deri te krijimtaria bashkëkohore.

Një pjesë e veçantë e këtij workshop-i do t’i dedikohet veprave korale shqiptare, e cila lidhet drejtpërdrejt me elementet dalluese të muzikës sonë kombëtare. “Duke marrë pjesë kore nga e gjithë bota, prezantimi i literaturës sonë korale merr një rëndësi të veçantë, duke forcuar identitetin kulturor të Kosovës dhe duke krijuar ura të reja bashkëpunimi,” shton Kelmendi.

Një nder i veçantë për ansamblin është edhe ftesa për të marrë pjesë në Ceremoninë e Hapjes së festivalit, e cila zhvillohet në skenën madhështore të Thailand Cultural Centre – një privilegj që u rezervohet vetëm ansambleve që kanë dëshmuar sukses të spikatur në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje shënon shtetin e 19-të ku “Siparantum” ka performuar. Aktualisht, sipas renditjes së Interkultur, kori renditet në top 20 ansamblet vokale më të mira në botë dhe deri tani ka fituar 19 çmime ndërkombëtare. Ky udhëtim artistik është një mision për të vendosur kulturën korale të Kosovës në hartën e kujtesës muzikore botërore dhe për të dëshmuar se arti ynë mund të qëndrojë krah për krah me më të mirët në botë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz