BallinaLajmeSindikata e Pavarur e RTK-së pasi Qeveria ia ndali 90 mijë euro...

Sindikata e Pavarur e RTK-së pasi Qeveria ia ndali 90 mijë euro interes: Vendim i padrejtë dhe i papranueshëm

Të ngjajshme

Arrestohet 24 vjeçari që goditi për vdekje një person në Prizren

Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur...

Kjo ishte çmenduri – Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj...

“Të frikësosh është e mirë”: Udhëtimi nën tokë në filmimin e Underland

Pak larg B3134 në Somerset, një hapësirë e fshehtë...

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për t’ia ndaluar rreth 90 mijë euro, në emër të një interesi për huan 2.54 milionë eurosh.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, thuhet se ky vendim është i padrejtë, i pabazë dhe i papranueshëm.

“RTK po përballet me një krizë të paprecedentë financiare si pasojë e shkurtimeve drastike buxhetore.

• Buxheti i RTK-së është shkurtuar nga rreth 12 milionë euro në vetëm 8.9 milionë euro, duke e bërë pothuajse të pamundur mbulimin e shpenzimeve bazë dhe përmbushjen e misionit ligjor.

• Ky reduktim buxhetor bie ndesh me Ligjin për RTK-në, i cili obligon shtetin të garantojë financim të qëndrueshëm për transmetuesin publik.

Gjendja aktuale është dështim institucional për të kryer obligimet ligjore.

• Kjo hua është marrë vetëm sepse moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës ka pamundësuar alokimin e rregullt të mjeteve të ndara me Buxhetin e vitit 2025.

• Në mungesë të funksionimit të Kuvendit, Qeveria ka pasur detyrim të gjejë zgjidhje për RTK-në si institucion publik, e jo ta trajtojë atë si një subjekt komercial prej të cilit kërkohet përfitim përmes kamatave.

Përveç sanksionimit financiar, punëtorët e RTK-së nuk mund të mbeten pre e diskriminimit sistematik.

• Ne presim që RTK të përfshihet në pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, e cila do të shpërndahet në fund të këtij muaji.

• Punëtorët e Transmetuesit Publik janë pjesë integrale e shërbimit publik dhe nuk ka asnjë arsye ligjore apo morale që ata të përjashtohen nga kjo e drejtë që u njihet kolegëve të tyre në institucionet e tjera” – thuhet tutje.Sindikata ka kërkuar që të kthehen menjëherë paratë e ndaluara në emër të interesit, të përfshihen punëtorët në pagën e 13-të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz