back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeSindikata e Arsimit paralajmëron grevë

Sindikata e Arsimit paralajmëron grevë

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Drejtuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës (SBAShK), kanë paralajmëruar grevë për muajin shtator, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre që janë pjesë e kontratës kolektive, si pagesa 70% për udhëtimin e punëtorëve të arsimit dhe pagesa e tri pagave pas pensionimit, transmeton Koha Ditore.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka thënë se më 1 shtator nuk do të ketë grevë, mirëpo nëse nuk ka reflektim nga Qeveria kjo do të ndodhë gjatë po këtij muaji, transmeton Koha.net.

“SBASHK-u ka paralajmëruar se në shtator pritet që të ketë veprime sindikale, madje edhe greva, por aktualisht kemi qëndrim se më 1 shtator të mos këtë grevë për dy arsye, njëra që nuk duam t’ua mohojmë fëmijëve të klasave të para të njohin shkollën dhe mësuesit dhe për shkak po presim 1 shtatorin që të shohim se si do të sistemohen mësimdhënësit e Kosovës pasi kemi paralajmërime se do të ketë telashe me orët dhe me zbritje normash eventuale”, ka thënë Jashari.

Të Fundit

Sport

ShowBiz