back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeSimiq e quan Jabllanoviqin klan në shërbim të Prishtinës

Simiq e quan Jabllanoviqin klan në shërbim të Prishtinës

Të ngjajshme

New Mexico padit Meta-n

Meta do të përballet me gjyq javën e ardhshme...

Abdixhiku i gatshëm për dialog me partitë, LDK kërkon konsensus për presidentin e ri

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka...

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq deklaroi të hënën se “nuk ka dyshim se Prishtina po tenton të shkaktojë tensione” në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

Simiq në një deklaratë për media kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe të birin e tij Aleksandar i ka quajtur “klan në shërbim të Prishtinës”.

“Dje, aktivistët e Lista Serbe janë sulmuar, dje është sulmuar Serbia, pasi që nëse dikush kërcënon aktivistët e Lista Serbe, kërcënon sigurisht edhe shtetin tonë…Pra, nëse prokurori shqiptar liron dikë krahas dhjetë dëshmitarëve të cilët pohojnë se Aleksandar Jabllanoviq sulmoi aktivistët tanë, atëherë këtu gjërat janë plotësisht të qarta”, tha Simiq.

Sipas tij, populli serb duhet ta di se kush qëndron mbrapa “klanit Jabllanoviq” dhe seriozitetin e situatës. “Këtë nuk do t’ua lejojmë”, ka theksuar Simiq

Të Fundit

Sport

ShowBiz