back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaSportSimeone: Nuk ka strategji që mund ta kontrollojë Messin

Simeone: Nuk ka strategji që mund ta kontrollojë Messin

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Diego Simeone ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Barcelonën, në La Liga, duke iu përgjigjur interesimit të shumtë të gazetarëve. Trajneri argjentinas ka vlerësuar kundërshtarin katalanas, në të cilin bën pjesë edhe bashkatdhetari i tij, Lionel Messi: “Është një lojë e rëndësishme, kundër një rivali, në të cilin Valverde i zgjodhi mirë të gjitha problemet që kishte me largimin e Neymar. Ndryshoi sistemin e viteve më parë, çka i dha rezultate. Barcelona po luan tashmë me modulin 4-4-2, sepse lojtarët përcaktojnë nevojën e trajnerit dhe të ekipit. Barcelona ka zhvilluar një sezon fantastik, ndërsa ndeshja e nesërme do të zgjidhet nga detajet. Qëllimi ynë është të përmirësojmë veten. Pavarësisht se jemi jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Mbretit, synimi është të jemi konkurrues.  

Sa varet titulli nga rezultati i përplasjes sonë direkte? Ditë të tjera kam thënë diçka, që unë mendoj se është keqkuptuar. Nuk është e pamundur për ta fituar La Liga-n, por kjo gjë është shumë e komplikuar. Si do të luajmë kundër Messit? Ai është në një moment të jashtëzakonshëm, nuk ka strategji që mund të kontrollojë diçka, që është e pamundur. Një ndeshje mund të të krijojë shumë situata, ndërsa ne duhet të fokusohemi në ato drejtime, ku mendojmë se mund ta neutralizojmë. Çfarë kontribuoi më shumë kemi nga Diego Costa? Ai solli gjithçka që prisnim prej tij, ambicie, gëzim, punë, pasion dhe fuqi sulmuese, çka na jep më shumë mundësi. A është koha më e mirë për ta vizituar “Camp Nou”? Nuk ka zgjedhje dhe ne duhet ta vizitojmë “Camp Nou” tani. Griezmann? Është në një moment të mrekullueshëm dhe ekipi është me të. Është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz