Simeone “llogarit” ende në Alvarezin, thotë se nuk është në shitje
dp

Lexo edheUEFA shqyrton hetimin ndaj Gianni Infantinos për një lidhje të dyshuar dhe një pagesë gjashtëshifrore

Saga Julian Alvarez ka pushtuar merkaton e kësaj vere.
E gjithë kjo lidhet me të ardhmen e tij, me argjentinasin që po kërkon me ngulm largimin e tij drejt Barcelonës në të cilën ka arritur marrëveshje personale.
Por kështu nuk mendon edhe klubi i tij, Atletico Madrid e cila llogarit ende në shërbimet e tij duke thënë se nuk është në shitje për asnjë çmim të mundshëm.

Lexo edheUEFA shqyrton hetimin ndaj Gianni Infantinos për një lidhje të dyshuar dhe një pagesë gjashtëshifrore
Kështu u shpreh edhe trajneri i skuadrës, Diego Simeone duke llogaritur ende në të.
“Epo, mendoj se situata është shumë e qartë. Klubi ka marrë një vendim që Miguel Ángel e shpjegoi shumë mirë. Nga ana jonë, në nivelin sportiv, jemi shumë të lumtur që kemi një lojtar si Julián. Dhe, në nivelin sportiv, ne me siguri do ta ndihmojmë atë të vazhdojë të përparojë, të vazhdojë të përmirësohet dhe të japë më të mirën nga vetja, siç ka bërë gjatë këtyre dy viteve të fundit, ku ka kontribuar shumë për ne”, u shpreh Simeone./IndeksOnline/