back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajme“Sikur janë dy Vuçiq-a”, Rusia thotë se presidenti serb ndryshe flet në...

“Sikur janë dy Vuçiq-a”, Rusia thotë se presidenti serb ndryshe flet në Moskë e ndryshe në Perëndim

Të ngjajshme

“Treni bullgar” – Sami Kurteshi përplaset me PDK-në në mbledhjen e KQZ-së

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, pothuajse nuk...

Derbi anglez, Tottenham – Manchester United, publikohen formacionet zyratre

Sot luhet derbi angelz mes Tottenham Hotspur dhe Manchester...

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do...

Trejsi Sejdiu në një lidhje dashurie?

Modelja e njohur shqiptare, Trejsi Sejdiu, ka ndezur sërish...

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se presidenti serb po dërgon mesazhe të dyfishta në lidhje me çështjen e dërgimit të armëve në Ukrainë dhe se shpesh pyetet se sa Aleksandar Vuçiq-a janë në të vërtetë.

Ministria e Jashtme serbe u përgjigj shumë shpejt – se Serbia merr vendime në përputhje me interesat e saj. Dhe e gjithë kjo në ditën kur presidenti serb diskutoi stabilitetin energjetik me ambasadorin rus, siç shkruan N1.

Presidenti serb foli në fund të tetorit rreth gatishmërisë së Serbisë për të eksportuar sasi më të mëdha armësh në Bashkimin Europian.

Kur u pyet nëse këto municione mund të përdoren në Ukrainë, Aleksandar Vuçiq u përgjigj: “Blerësit mund të bëjnë çfarë të duan me to”.

Moskës i është dashur një javë për t’u përgjigjur.

“E dini, kur lexoj të gjitha këto intervista me Presidentin e Serbisë, pyes veten nëse vërtet ekziston vetëm një President Vuçiq, sepse krijohet përshtypja se këto intervista jepen nga njerëz krejtësisht të ndryshëm. Dëgjojmë një deklaratë kur ai është në Moskë dhe krejtësisht të ndryshme kur flet nga pika të tjera gjeografike”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

Ajo shtoi se Moska ka marrë vazhdimisht siguri nga udhëheqja serbe se eksporti i municioneve të prodhuara në Serbi është nën mbikëqyrje të rreptë.

“…dhe se këto mallra nuk do të dorëzohen në Ukrainë, në mënyrë që të parandalohet që Kievi t’i përdorë ato kundër ushtarëve tanë”, tha Zakharova.

Ministria e Jashtme serbe është e befasuar. Ata thonë se Serbia është një shtet “sovran dhe i pavarur që merr vendimet e saj ekskluzivisht në përputhje me interesat e saj kombëtare”.

“Ne presim që ky fakt të respektohet nga përfaqësuesit e vendeve mike, si dhe nga zëdhënësit zyrtarë të institucioneve të tyre. I kujtojmë znj. Zakharova se falë Presidentit Aleksandar Vuçiq, Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Ky vendim nuk ishte as i lehtë dhe as i thjeshtë”, tha Nevena Jovanoviq, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Presidenti serb dje diskutoi furnizimet me gaz me ambasadorin rus në Beograd./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz