BallinaLajmeSiguria e të burgosurve në fokus: Shërbimi Korrektues i Kosovës nis tender...

Siguria e të burgosurve në fokus: Shërbimi Korrektues i Kosovës nis tender të ri për pajisjet mbrojtëse

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur një tender të ri publik, i cili ka të bëjë me servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në të gjitha institucionet korrektuese të vendit.

Titulli i kontratës i publikuar nga autoriteti kontraktues është: “Servisimi dhe mirëmbajtja e sistemit me rreze X-ray, detektorëve statik të dorës dhe sistemit mbrojtës me sensor në të gjitha Institucionet Korrektuese.”, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit, kontrata kornizë pritet të ketë një kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa vlera e parashikuar e saj është 90,000 euro.

Pas nënshkrimit të kontratës, operatori ekonomik fitues është i obliguar të dërgojë listën e punëtorëve të përfshirë në projekt për verifikim të së kaluarës së tyre kriminale.

Lista i dorëzohet menaxherit të kontratës, i cili më pas e përcjell për verifikim në organet kompetente.

Punëtorët që rezultojnë me të kaluar kriminale ose që kanë qenë të dënuar më herët nuk do të kenë të drejtë të hyjnë në hapësirat e institucioneve korrektuese.

Autoriteti kontraktues, po ashtu, rezervon të drejtën të verifikojë të gjitha dokumentet e paraqitura nga operatorët ekonomikë gjatë procesit të tenderimit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz