back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSi vdiq 13 vjeçarja nga Drenasi, flasin dëshmitarët

Si vdiq 13 vjeçarja nga Drenasi, flasin dëshmitarët

Të ngjajshme

Rozana Radi befason me deklaratën e saj: Do ta kisha kënaqësi të jetoja me…

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka bërë një deklaratë...

Merz, Kosovës dhe Serbisë: Intensifikoni dialogun për normalizim, e keni mbështetjen time

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës...

Lladrovci mbledh partinë: Drenasi dëshmoi edhe një herë se është zemra e Kosovës

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,...

Starmer në Procesin e Berlinit: Ballkani Perëndimor, vendi ku testohet siguria e Evropës

Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë samitit të Procesit të...

Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare vritet nga bashkëshorti, autori ekzekutohet nga policia

Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë...

Një 13 vjeçare nga Drenasi dyshohet se ka humbur jetën në një pishinë në fshatin Baicë të Lipjanit. Rasti është konfirmuar nga policia e Kosovës.

Ndërkohë për rastin tragjik të ditës së sotme për televizionin 7 kanë folur dy dëshmitarë. Sipas tyre, e ndjera ka qëndruar në ujë rreth një orë para se t’i ofrohej ndihma.

Besart Bajraktari, banor i fshatit ishte i pari që pa viktimën dhe tentoi ta ndihmonte. Në përpjekje të tillë ai kishte takuar rastësisht një polic, i cili gjithashtu kishte provuar të ndihmonte.

Ai tregon se me makinën e tij, tashmë të ndjerën e kishin dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi paraprakisht QMF’në e Shalës e kishin gjet të mbyllur.

“Kam tentuar mi dhanë ndihmën e shpejtë. Kam marrë ndihmën edhe të një polici. E kam dërguar në Shalë në ambulantë, aty ishte mbyll, pastaj e kemi dërguar në Komoran por ajo kishte vdekur”, tha ai për T7.

Ndërkohë dëshmitari tjetër ka treguar se thellësia maksimale e pishinës është dy metra.

Ai tha se pishina është publike dhe se është ndërtuar nga vetë fshati.

“Nuk ka persona që kujdesen për ata që vijnë. Ne e kemi cek gjithmonë që secili prind me pas kujdes për fëmijët e tij”, tha ai.

Ai ka treguar se gjatë pandemisë pishina ka punuar me “kapak” derisa sipas tij prej dy javësh pothuajse çdo ditë vizitohet nga qindra qytetarë.

Sipas MSH’së pishinat në Kosovë pishinat duhet hapur nga 1 korriku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz