back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSi tentoi VV të bëj koalicion me PDK-në? – Lladrovci: Unë e...

Si tentoi VV të bëj koalicion me PDK-në? – Lladrovci: Unë e kam pas një kërkesë nga një akter që është i afërt me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili tashmë ka konfirmuar se do të rikandidojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka deklaruar në një intervistë për RTK se ka pasur përpjekje nga një “akter i afërt me Vetëvendosjen” për të iniciuar bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës në funksion të zgjidhjes së ngërçit institucional në Kuvendin e Kosovës.

“Janë mundu me orientu elektoratin që unë me Enver Hoxhajn po bëjmë negociata me VV-në. Unë e kam pas një kërkesë nga një akter që është i afërt me Vetëvendosjen dhe unë ja kam dhënë menjëherë kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, informatën,” deklaroi Lladrovci në RTK.

Sipas tij, qëllimi i propozimit ka qenë që VV dhe PDK të ulen për të diskutuar mbi disa pika të dakordimit, përfshirë edhe mbështetjen për fondin e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së.

“Kërkesa ka qenë me u ulë me bisedu dhe kryetari më ka thënë nëse ne dakordohemi në 5-6 pika, dakordohemi me ndihmu fondin e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së, në qoftëse disa pajtohen ne nuk jemi kundër dhe negociatat pastaj a kanë vazhdu apo jo unë nuk jam në ngjarje. Po kujtoj që kanë vazhdu në nivelin e dytë dhe nuk janë dakordu sepse Albin Kurti ka frikë ndoshta prej disa deputetëve a e votojnë a s’e votojnë…”, shtoi ai.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare, Lladrovci tha se një zhvillim i tillë do të ishte i dëmshëm për vendin, veçanërisht në këtë fazë.

“Ky ngërç i sjellur nga Albin Kurti nuk e kupton kerkush sa i dëmshëm dhe sa i keq është. Në Gjermani u bënë dy partitë, tradicionalisht në luftë mes vete, sepse Administrata Amerikane është duke zhvillu projektet shpejtë. Pra, këta nuk mujnë me kuptu se sa shpejtë truni i Trumpit punon dhe vjen një moment ose shpëtojmë ose na merr pusi,” u shpreh ai në RTK.

- Advertisement -

Të Fundit