back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaSi ta përmirësoni kujtesën

Si ta përmirësoni kujtesën

Të ngjajshme

UEFA gjobit Galatasarayn, kjo është arsyeja

UEFA ka vendosur ta gjobisë skuadrën e Galatasarayt. Kjo për...

Apple prezanton MacBook-et e rinj: Performancë “ndryshuese loje”

Nëse MacBook-u juaj aktual po jep shenja lodhjeje, tani...

S’i zgjat gëzimi Wolvesit, Salah barazon

Liverpooli ka shënuar golin e barazimit ndaj Wolvesit. Është egjiptiani,...

Ish-deputeti i LVV-së: Nuk ka matematikë që e rizgjedh Osmanin presidente

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se...

Mos ndoshta keni filluar të keni probleme me kujtesën? Mos u shqetësoni, është normale. Të gjithë ne herët a vonë kemi ndonjë problem me kujtesën, por që nga sot, ndoshta gjërat mund të përmirësohen. Rekomandimet me të cilat do të informoheni nëpërmjet këtij artikulli nuk janë këshilla për të mos harruar gjërat më të rëndësishme, por më shumë janë këshilla për të përmirësuar kujtesën në nivel të përgjithshëm, shkruan gazeta Zëri.

– Bërja e ushtrimeve aerobike: Mënyra e parë për të përmirësuar kujtesën konsiston në të bërit e ushtrimeve aerobike (not, vrap, biçikletë, ecje të shpejtë etj). Pas hulumtimeve që janë bërë në fakt, duket se bërja e këtyre aktiviteteve përmirëson jo pak kujtesën tonë. Vullnetarët që kanë marrë pjesë në këtë kërkim, të gjithë të rritur të moshës mbi 50 vjeç, kanë përmirësuar performancën e tyre të kujtesës pas vetëm 6 javësh sport.

– Luani me lojërat e trurit: A i njihni lojërat e trurit? Bëhet fjalë për “lojëra që trajnojnë trurin”, shumë të dobishme për të përmirësuar kujtesën tonë. Për të mos ulur nivelin e inteligjencës, këto lloj lojërash rrisin kapacitetin e trurit për të kujtuar dhe për të zgjidhur problemet, për të cilat kujtesa juaj do të bëhet dalëngadalë më e qartë dhe më e shpejtë.

– Hiqni dhjamin e barkut: Një këshillë tjetër për të përmirësuar kujtesën është ajo që të hiqni dhjamin e barkut. Një studim tjetër, ka demonstruar se “dhjami i barkut” është i lidhur me një rrezik të madh të rënies dhe të çrregullimeve të kujtesës.

– Reduktoni konsumimin e alkoolit: Që alkooli nuk na bën mirë për trurin ishte padyshim një fakt i njohur, por a e dini se pirja e pijeve alkoolike rrit edhe shpejtësinë me të cilën humbasim kujtesën, ashtu siç ka treguar një studim i fundit i publikuar në revistën “Neurology“.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz