back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeSi rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Të ngjajshme

​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të...

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun...

Rashford mund të rikthehet te Man Utd, Barcelona sheh alternativa tjera

Sulmuesi anglez Marcus Rashford mund të rikthehet te Manchester...

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk përjashtohen nga rreziku për destabilizim të situatës së sigurisë, si pasojë e luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Megjithatë, mundësia për sulme konvencionale vlerësohet të jetë e limituar.

Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, thotë se Irani teknikisht ka mundësi të lëshojë raketa me rreze të mesme veprimi në drejtim të rajonit, por “për të arritur deri në Ballkan, ato raketa duhet të kalojnë mbi vendet e NATO-s, si Turqia apo Greqia, të cilat kanë kapacitetet e mbrojtjes kundërajrore”.

Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, Shtuni përmend rreziqe të tjera, si faktori ekonomik, lufta hibride, terrorizmi dhe zhvendosja e vëmendjes së aleatëve diku tjetër.

Ai përmend Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën si dy vendet që mund t’i ndiejnë më shumë pasojat e luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, është shqetësues rreziku që aktorë të tretë, si Rusia apo grupe të lidhura me Iranin, ta shfrytëzojnë zhvendosjen e vëmendjes së Perëndimit nga Ballkani drejt Lindjes së Mesme, për të cenuar situatën e sigurisë në Kosovë.

“Rusia mund të inkurajojë dhe të shtyjë grupe të armatosura paramilitare serbe të kryejnë provokime apo sabotime infrastrukturore, që mund të shpijnë në përplasje të armatosura”, thotë Shtuni, duke kujtuar sulmin në Banjskë apo shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai nuk e përjashton mundësinë që Irani të përpiqet të shënjojë prezencën e ushtrisë amerikane në Kosovë, bazuar në veprimet e deritanishme hakmarrëse kundrejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, ka individë të radikalizuar që mund të mos jenë nën kontroll direkt të Iranit, por që bazuar në narrativin se SHBA-ja po sulmon një vend mysliman, mund të kryejnë sulme terroriste ndaj pranisë amerikane në vende publike lehtë të qasshme.

Shtuni thotë se narrativi propagandues për të paraqitur botën perëndimore kundër fesë islame krijon përçarje në shoqëri, dhe se Kosova duhet ta trajtojë këtë me seriozitet që në nivelet arsimore.

“Siç është matematika, fizika, duhet të kemi lëndë të dedikuara në shkolla për të rritur imunitetin shoqëror nga agjenda të tilla ideologjike”.

Duke folur për qasjen që institucionet e Kosovës duhet ta kenë ndaj situatës aktuale të sigurisë, Shtuni tërheq vërejtjen për nevojën e një stabiliteti politik të brendshëm.

Ai e vë në pikëpyetje nëse Kosova mund të arrijë një angazhim shumë të afërt me partnerët strategjikë për mbrojtje, kur i gjithë fokusi tash e sa muaj është në funksionalizim të institucioneve.

“Duhet të rritet vigjilenca, si në planin e mbrojtjes, ashtu edhe në atë diplomatik. Mbrojtja nuk është vetëm me fishekë, mund të flasim për të bërë një fabrikë që prodhon fishekë ‘Made in Kosova’, por ajo është vetëm për konsum publik, sepse sot e shikoni a po përdor dikush fishekë në luftën SHBA-Iran”, thotë Shtuni

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz