BallinaSportSi përfunduan ndeshjet miqësore nderkombëtare – hero i mbrëmjes Cristiano Ronaldo

Si përfunduan ndeshjet miqësore nderkombëtare – hero i mbrëmjes Cristiano Ronaldo

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Bournemouthi e ndalë Unitedin, kthehet dy herë nga humbja për të marrë një pikë

Bournemouthi u rikthye dy herë nga disavantazhi për të...

Sot janë zhvilluar ndeshjet e para, të siç quhet të pushimit ndërkombëtar  në futboll. Më shumë se 4 ndeshje kanë qenë më shumë se derbi duke marrë parasysh nivelit e lartë të Kombëtareve të cilat janë përballur mes vete.

Gjermani – Spanjë
Ndeshje e profilit të lartë ishte mes 2 kampionëve botëror në 8 vjet e fundit, Gjermani – Spanjë. Ka qenë ndeshje fantastike, ku pamë Spanja të dominoj në pjesën e parë të takimit. Ata shënuar në minutën e 6-të nëpërmjet Rodrigos. Më shumë se gjysmë ore kishte kaluar kur Gjermani është përgjigjur Spanjës me një euro gol të Thomas Mullerit, që shokoi portierin David de Gean nga 30 metra.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.


Itali – Argjentinë
Ndeshje mjaft e fortë është zhvilluar poashtu mes Italisë dhe Argjentinës, në Etihad Stadium. Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultat 0-0. Në këtë ndeshje ka munguar Lionel Messi, kurse Argjentina nuk e pati të vështirë të luaj edha pa të, pasi shënuan dy gola në pjesën e dytë.

Golat për Argjentinën, që fitoi 0-2 kundër Italisë, i kanë shënuar Ever Banega dhe Manuel Lanzini.


Holandë – Angli
Holanda kundër Anglisë ka qenë tjetër ndeshje e profilit të lartë, që para kësaj ndeshje u arrestuan 25 tifozë anglez për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Anglia është paraqitur me një skuadër mjaft të re, e cila nuk i është trembur aspak kundërshtarit. Madje, të rinjtë e Anglisë kanë shënuar fitore në fund më golin e Jesse Lingard në minutën e 59-të. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0-1 për Anglinë.


Portugali – Egjipt
Ndeshja mes Portugalisë dhe Egjiptit ka qenë ndër takimet më atraktive të mbrëmjes. Në këtë ndeshje janë paraqitur Ronaldo dhe Salah, në të cilën që të dy shënuar gola. Megjithëse, Salah ka shënuar i pari gol duke e ngritë Egjipti në epërsi kundër Portugalisë, Ronaldo në fund ja shndrit duke shënuar 2 gola ekspres për 3 minuta. Në fund Portugalia ka shënuar fitore 2-1 në shtëpi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz