back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeSi në rrëfimet për Kështjellën e Rozafës: Qeveria ua ndërton shtëpitë, serbët...

Si në rrëfimet për Kështjellën e Rozafës: Qeveria ua ndërton shtëpitë, serbët i prishin (Video)

Të ngjajshme

Nicolas Sarkozy nis promovimin e librit një muaj pasi u lirua nga burgu

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të fillojë një turne...

Edhe Lulzim Hetemi synon Kuvendin, i futet garës për deputet

Ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili dorëzoi detyrën...

Një varg shtëpish në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, u ndërtuan nga Qeveria e Kosovës për serbët tash e 13 vite, për kthimin e këtij komuniteti në Kosovë.

Por, serbët nuk iu përgjigjën kësaj thirrjes për kthim, edhe pse shtëpitë i kishin të reja e të mobiluara. Ata jo vetëm se nuk u kthyen, por u siguruan që këto shtëpi mos të jenë të banueshme as për të tjerët.

Një banor serb ka thënë se në këtë fshat para luftës së fundit ishin rreth 60 shtëpi me serbë, e më pas 25 prej tyre u braktisën.

Serbët s’po duan të kthehen më në këtë fshat, madje 12 familje tashmë i kanë shitur tokat.

Kështuk, kryetari i Komunës së Vushtrrisë më nuk do investojë për ndërtimin e shtëpive aty, apo në Dolak e Sllatinë.

Lidhur me dëmtimin e shtëpive të ndërtuara për kthyerit, Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve ka thënë se kjo dukuri është çështje që duhet hetuar nga Policia. Duke pohuar se kthimi i njerëzve është çështje individuale, kjo Ministri nuk ka përgjigje pse nuk ka asnjë te kthyer ne Maxhunaj. Ndërkohë, Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se serbët janë ata që nuk duan të kthehen. /Klan Kosova/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz