Drejtoria e Policisë rajonale e Prizerenit ka raportuar se dje, dy persona nën kërcenimin e armëve kanë rrëmbyer një person gjatë orëve të para të mengjesit.
Dy të dyshuar meshkuj janë arrestuar menjëherë nga policia në Prizeren, të njejtit kishin rrëmbyer një person nën kërcenimin e armëve, shkruan gazetametro.net.
Të dyshuarit gjatë rrëmbimit të viktimës, kishin me veti një armë të tipit kallashnikov AK-47 dhe një pistoletë.
“Rr. “Turgut Ozal”, Prizren 21.05.2018 – 01:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë rrëmbyer viktimën mashkull K-Shqiptar. Njësiti policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një armë AK-47 dhe një pistoletë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.