Në Komoran ndodhi aksident zinxhiror. U përfshi edhe presidenti Hashim Thaçi. Të gjithë janë shëndosh e mirë
Këto janë pasojat që la aksidenti në të cilin u përfshi presidenti i Kosovës.
Kjo veturë e policisë ishte pjesë e eskortës, kur e njejta me disa të tjera u bënë pjesë e një aksidenti zingjiror.
Megjithatë pos dëmeve materiale, nuk pati asnjë person të lënduar.
Njesitet e policisë dolën menjhëerë në vend të ngjarjes, nga ku qarkullimi në magjistralen Prishtinë-Pejë u bllokua për një kohë.
Sipas dëshmitarëve që kanë folur prapa kamerave të T7, në këtë aksident u përfshinë 5 vetura.
Ndërkohë në vend të ngjarjes po vazhdonin të qëndronin njësitet e policisë.