Si mund ta parandaloni shfaqjen e flluskave në këmbë

Këpucët e ngushta janë një ndër gjërat që i dëmtojnë më shumë këmbët, veçanërisht nëse janë të reja.
Të sapo blera, ato kanë tendencën t’ju ngushtojnë këmbët dhe të mos i lejojnë ato të marrin ajër. Fërkimi me to nxit shfaqjen e flluskave. Ato përveçse të pakëndshme, janë edhe shumë të dhimbshme. Gjithashtu, lagështia në këpucë i bën këmbët tuaja akoma më keq dhe kështu flluskat bëhen të zakonshme.
Por, ka një përbërës që ju e përdorni çdo ditë, i cili do t’ju shërbejë shumë për të trajtuar këtë problem. Bëhet fjalë për deodorantin (pa alumin), një nga produktet e higjienës më të domosdoshëm për shumicën e njerëzve. Atë mund ta përdorni shumë mirë për të parandaluar krijimin e flluskave.

Lexo edheJa çfarë ndodh nëse i fusni këmbët në ujë të ftohtë
Mjafton të aplikoni pak deodorant te këmbët para se të vishni këpucët dhe nuk keni pse të shqetësoheni më. Ai ka aftësinë të thithë djersën dhe të pengojë shfaqjen e flluskave.














