back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeSi kishte tentuar Granit Plava të arsyetoi gjendjen e tij mentale me...

Si kishte tentuar Granit Plava të arsyetoi gjendjen e tij mentale me një aksident me motor në të kaluarën- detaje nga seanca

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Në vazhdim të seancës gjyqësorë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Tmava, po dëshmon edhe ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

Haxhibeqiri ndër të tjerash është pyetur edhe për gjendjen mendore të të akuzuarit tjetër, Granit Plava.

Sipas ekspertit , Plava kishte deklaruar se kishte pësuar një aksident me motor dhe se kishte marrë trajtim në spitalin e Mitrovicës.

Kjo u konfirmua edhe nga babai i tij.

Megjithatë ekspertiza ka përjashtuar çdo ndikim të mundshëm për gjendjen e tij mendore, si pasojë e këtij aksidenti.

“Është konstatuar se nuk ka pasur ndonjë dëmtim në tru. Aksidenti ka kaluar pa ndonjë pasoje serioze dhe truri i tij ka funksionuar mirë e pa telashe”,  tha Haxhibeqiri.

Avokati i Plavës, Skënder Gojani, kërkoi sqarim nëse ekspertiza ishte bazuar në të gjitha të dhënat e disponueshme dhe pse nuk janë trajtuar disa aspekte si përdorimi i substancave narkotike apo traumat.

Në përgjigje, eksperti tha se Granit Plava ka pranuar se ka qenë përdorues i kokainës dhe alkoolit, por theksoi se në kohën e kryerjes së veprës penale nuk janë vërejtur manifestime apo simptoma që lidhen me ndikimin e substancave.

“Ai ka pranuar që ka përdorur kokainë dhe alkool, por në kohën e veprës nuk ka pasur manifestime të ndonjë gjendjeje të shkaktuar nga substancat”,  deklaroi Haxhibeqiri./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz