back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaLajmeSi erdhi te vrasja në Zllakuqan, Policia gjen plot armë në shtëpinë...

Si erdhi te vrasja në Zllakuqan, Policia gjen plot armë në shtëpinë e të dyshuarit

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për vrasjen që ndodhi dje në Zllakuqan të Klinës. Sipas Policisë, vrasjes i kishte paraprirë një rrahje. Si i dyshuar për rastin është arrestuar A.N, i lindur më 1967. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur tetë lloje të armëve, karikator dhe mnicion.
“Më datë 15 prill 2022, rreth orës 16:40, Policia është informuar për një rast, rrahje i cili ka ndodhur në fshatin Pataqan-Klinë, deri sa Policia ishte në kërkim të dyshuarve, Policia është njoftuar se një person është në QKMF Klinë, i cili ishte i plagosur me armë zjarri, viktima nga aty me autoambulancë është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Gjykata themelore ne Pejë, me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër (4) lokacione (shtëpi), në tri (3) nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e te dyshuarit: · A.N. lindur me 1967, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, derisa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimin prej 48 orësh.

“ Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion. I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh”, thuhet në njoftim./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz