Macron është martuar me Brigitte Trogneux, një grua 24-vjet më të madhe se ai dhe u njohën kur ai ishte vetëm një nxënës 15-vjeçar në një shkollë private në Amiens, Francë.
Shkrimtarja Anne Fulda e cila shkroi librin “Emmanuel Macron”: Një burrë i ri u tregoi prindërve të presidentit Macron për skandalin që nisi mes mësueses 39-vjeçare Trogneux, nënë të 3 fëmijëve.
Prindërit e Macron menduan se djali i tyre po shoqërohej me vajzën e mësueses, Laurence, derisa një mik i familjes u tregoi të vërtetën.
Të shokuar nga kjo aferë, Macron-ët e larguan djalin e tyre nga shkolla. E ëma e tij, Francoise Nogues-Macron, tha për Fulda: “Ne nuk mund ta besonim. E vërteta është se kur Emmanuel u shoqërua me Brigitte, nuk mund të thonim “Është mrekulli”.
Por ajo shtoi: “Çfarë kishte rëndësi për mua nuk ishte fakti se ai ishte në një lidhje me Brigitte por që ishte gjallë dhe pa asnjë problem”.















