Gheto Geasy, është një nga reperet ka vite që është pjesë e skenës muzikore por shumë rrallë kemi parë se është pronocuar për media.
Së fundi, Getoar Selimi ka thyer akullin me një intervistë në një revistë, shkruan GazetaBlic.
Reperi, ka dhënë përgjigjje në disa pyetje rreth jetës së tij personale dhe publike. Tashmë, ka kohë që Geasy është martuar me moderatoren e njohur, Marina Vjollcën por shumë pak dim për jetën e tyre.
I pyetur se si e priti familja Vjollca në familjen e tyre, reperi u përgjigj se një afërsi më të madhe e kishte me Luanën dhe tregoi se e ka ngacmuar për Marinën dhe gjithçka ka shkuar ngadalë dhe natyrshëm.Ndryshe, Geti dhe Marina kanë një jetë të lumtur bashkëshortore.