back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeSi do të veprojë Ambasada gjermane me vizat për kosovarët

Si do të veprojë Ambasada gjermane me vizat për kosovarët

Të ngjajshme

Aktualisht dhjetëra mijëra vetë në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar për marrjen e një date për shtrimin e kërkesës për vizë në ambasadat gjermane në rajon. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë.

Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” të martën (14.04)në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar aktualisht dhjetëra mijëra vetë që të shtrojnë kërkesën për vizë me qëllim të shpërnguljes në Gjermani.

Këtë e raporton gazeta duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Jashtme gjermane të ofruara me kërkesë të partisë E Majta. Sipas këtyre të dhënave, në ambasadat gjermane në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi e Serbi ka 192.263 regjistrime kërkesash për orar vize.

Koha e pritjes për një datë për shtrimin e kërkesës për vizë sipas Ministrisë së Jashtme gjermane në shumicën e këtyre përfaqësive kap më shumë se një vit. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë, sipas afp, ku në mars janë ofruar orare për njerëz që janë regjistruar në nëntor 2017, raporton DW.

E paqartë është ende, se si do të veprohet me datat e përcaktuara për kërkesën e vizës në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore hyri në fuqi në vitin 2016 dhe do duhej të lehtësonte procedurat e vizës, por afati i saj merr fund më 31 dhjetor të këtij viti. Nuk dihet, nëse autoritetet gjermane do ta zgjasin edhe më tej këtë rregullore. Me kërkesë të partisë opozitare gjermane, E Majta, Ministria e Jashtme ka bërë të ditur, se “mbi mënyrën e veprimit për datat e mbetura pa trajtuar nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të vendoset në një kohë të caktuar.”

Në tërësi numri i vizave të dhëna për qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor nga viti 2015 nga Ministria e Jashtme gjermane përcaktohet si “afër 65.000 në vitin 2019, më shumë se një trefishim.” Në rreth 27.300 raste janë dhënë viza pune. Kurse 8.600 raste janë refuzuar. Arsyeja e dytë më e shpeshtë për dhënien e vizës ka qenë bashkimi familjar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz