back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeSi do të përllogaritet rryma e shpenzuar në muajin shkurt

Si do të përllogaritet rryma e shpenzuar në muajin shkurt

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë...

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka sqaruar se si do të llogaritet tarifa e rrymës në muajin shkurt, pasi Zyra e Rregullatorit për Energji vendosi që tarifat e reja, me çmim më të shtrenjtë, të fillojnë së aplikuari nga 9 shkurti.

Pasi që matja e shpenzimeve zakonisht bëhet në fund të muajit dhe vendimi ishte marrë në mes të periudhës që përllogaritet, KEDS-i ka thënë se konsumi do të mblidhet në total e më pas do të ndahet në mesatare ditore.

Konsumi do të llogaritet në dy pjesë, nga data e leximit të faturës deri më 9 shkurt dhe nga 9 shkurti e deri në datën e leximit të radhës. Faturimi deri me 9 shkurt do të llogaritet me tarifë të vjetër. Pastaj do të bëhet kalkulimi tjetër me tarifë të re.

“Pra, edhe nëse i keni shpenzuar më tepër se 800 kWh deri me 9 shkurt, ato nuk do të llogariten për të hyrë në bllok-tarifë, por kalkulimi do të fillojë sërish nga zero deri në datën e leximit. Me anë të kësaj metode, pjesa më e madhe e konsumatorëve do të lirohen nga bllok tarifa, edhe pse kanë shpenzim mbi 800 kWh”, thuhet në një sqarim të KEDS-it.

Me këtë metodologji të propozuar nga KESCO është pajtuar edhe ZRRE-ja.

“Konsumatorët do të njoftohen lidhur me shpenzimin me tarifa të vjetra dhe të reja në faturat e fundit që do t’i pranojnë gjatë ditëve në vijim. Pastaj, konsumi që fillon pas dërgimit të faturës së ardhshme e tutje do të fillojë të njehsohet me tarifa të reja”, bëhet e ditur në sqarimin e KEDS-it.

ZRRE-ja ditë më parë vendosi për shtrenjtim të energjisë elektrike. U vendos edhe bllok-tarifa në 800kWh në muaj. Kushdo që shpenzon më pak se kjo shifër, fatura do t’i vijë pa ngritje, ndërsa mbi 800kWh rryma është më e shtrenjtë. Qeveria ka ndarë 100 milionë euro për subvencionim pas shtrenjtimit të energjisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz