Si do të funksionojnë kufizuesit e shpejtësisë që do të instalohen në të gjitha automjetet e reja nga viti 2022?!

Nga 2022, Bashkimi Evropian do të prezantojë Ndihmën Inteligjente të Shpejtësisë (përkthim fjalë për fjalë) ose kufizuesin e shpejtësisë. Ky sistem do të hyjë në të gjitha veturat e reja të prodhuara pas qershorit 2022, dhe për automjetet që janë prezantuar tashmë (para këtij afati), do të lejohet një periudhë deri në vitin 2024 që teknologjia të zbatohet, transmeton FrontOnline. Pra, gjenerata aktuale e Renault Clio ose Hyundai Bayon do të ketë kohë deri në vitin 2024 për të aktivizuar teknologjinë. Pyetja kryesore është si do të funksionojë? Të gjitha makinat do të pajisen me kamera të përparme dhe pajisje navigimi. Duke përdorur të dy sistemet, makina do të zbulojë kufirin e shpejtësisë. Nëse vozitni më shpejt se kufiri, tingëllon një paralajmërim me zë.


Lexo edheWhatsApp me ‘disappearing mode’, çfarë do të thotë kjo për përdoruesit














