Presidentja e vendit, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejta për president.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Ajo i ka ftuar të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
E pak minuta më parë ishte kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se i bashkohet thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.
Por si bëhet ndryshimi i amandamentave kushtetuese?
Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar Mazllum Baraliun si njohës të çështjeve juridike.
Ai në një prononcim thotë se duhët të bëhet patjetër votimi i ndryshim/plotësimeve të shumicës së shumicës, të 120-të deputetëve pra 80 dhe të shumicës së pakicave.
‘’Duhët të bëhet patjetër votimi i ndryshim/plotësimeve të shumicës së shumicës, të 120-të deputetëve pra 80 dhe të shumicës së pakicave që përfshinë edhe komunitetin serb dhe komunitet tjera jo shqiptare. Pra 20 vende që ata i kanë të rezervuara, pra 10 komuniteti serb dhe 10 komunitetet tjera duhet të jenë 2/3 e tyre, pra duhet të jenë 2/3 e 20 deputetëve.Nëse ata votojnë atëherë ndryshimet kanë valitited’’ thotë Baraliu.
Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi përmes votimit të fshehtë të deputetëve.
Thirrja e Osmanit vjen pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje për një president konsensual dhe Osmani nuk gjeti mbështetjen e tyre për një mandat të dytë.