back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajme“Shuplaka” e fortë që Amerika i dha Qeverisë, Kurtit i duket ‘stërmadhim’...

“Shuplaka” e fortë që Amerika i dha Qeverisë, Kurtit i duket ‘stërmadhim’ nga opozita – Krejt çka deklaroi ai një javë pas pezullimit të dialogut strategjik

Të ngjajshme

Agjenti zbulon arsyen e fishkëllimave të tifozëve të Napolit ndaj portierit të Man City, Donnarumma

Vincenzo Raiola, agjenti i Gianluigi Donnarumma-s, foli pas fitores...

Djali i Zidane vendos të përfaqësoj këtë kombëtare

Dinastia “Zidane” po vazhdon në futboll. Djali i legjendës së...

Edhe Portugalia ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës

Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë...

Më 11 shtator, ditë e premte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën një vendim i cili ishte i pazakontë për Kosovën, dhe marrëdhëniet miqësore të cilat ishin ndërtuar ndër vite me ta.

Ambasada e Amerikës në Kosovë njoftoi se SHBA-të, kanë vendosur pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, shkruan lajmi.net.

Sipas kësaj ambasade, ky vendim vjen për shkak të vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë, e cila udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ndonëse gjatë një jave reagoi dhe e komentoi këtë pezullim të dialogut strategjik çdo opozitar e gjithashtu reagime erdhën nga ndërkombëtarët, Kurti nuk e tha asnjë fjalë deri dje, një javë pas këtij vendimi.

Ai në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, u deklarua për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti tha se sa i përket njoftimit nga SHBA javën e kaluar duhet qartësuar se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialogun Strategjik, e jo të dialogut si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që e kanë.

“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”,deklaroi Kurti.

Ai tha se ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë çka ndodhi, Qeveria Kurti nuk do që t’i minimizojë zhvillimet.

“Qeveria jonë i trajton seriozisht deklarimet e ambasadës amerikane. Jemi përkujdesur që raporti jonë me SHBA-të të forcohet në tri shtylla kryesore, në diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në shtyllën e diplomacisë kemi disa dallime e ato qëndrojnë në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë. Derisa pajtohemi për vlera interesa dhe qëndrime , me gjithë këto vështirësi në këtë shtyllë padyshim se ka ecje substanciale në dy shtylla të tjera. Atë të mbrojtjes dhe të zhvillimit”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai tha se “Blerja e pajisjeve dhe municioneve me administratën aktuale po shkon edhe më mirë, kurse në zhvillim qeveria jonë hoqi tarifën 10%, kurse qeveria atje vazhdoi mijëvjeçarin MCC për Kosovën”.

Kurti po ashtu tha se raportet dhe lidhjet në mes Kosovës dhe SHBA-së dhe popullit të Kosovës e të Amerikës, janë të thellë dhe i kalojnë qeveritë janë ndërtuar në histori të gjatë e në themele të forta. Jemi të bindur se komunikimi i vazhdueshëm e që është i rregullt do të bëjë të mundur të ecim përpara së bashku”.

Përveç Kurtit e opozitarëve, në lidhje me këtë vendim ka reaguar ditë më parë edhe ish ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier fillimisht vlerësoi se vendimi i SHBA-ve erdhi si pasojë e një ‘‘grumbullim i frustrimeve’’, ajo ‘‘pika që e mbushi kupën’’, ishin pikërisht sulmet që Kurti dhe pjesa tjetër e pushtetit i bën drejtpërdrejt Gjykatën Kushtetuese.

‘‘Nga këndvështrimi i çdo vëzhguesi, kjo dukej e papajtueshme me parimet e një demokracie të mirë, me mbrojtjen e pavarësisë së gjykatave dhe me respektimin e aftësisë së gjykatës për të marrë vendime’’, tha ai mes tjerash.

Reagim erdhi edhi nga Ambasada Gjermane, e cila bëri thirrje që sulme të tilla ndaj institucioneve të drejtësisë të mos ndodhin.

 

“Në iu bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë pavarësinë juridike dhe të përmbahen nga çfarëdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz