Marshi protestues i cili është organizuar nga shoqëria civile zgjati rreth një orë, e ku përveç qytetarëve të shumtë po marrin pjesë edhe shumë personalitete të publike, në mesin e tyre edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri. Këtij marshi protestues i janë bashkangjitur edhe familjarët e Ermalit, raporton Veriu.info.
Vrasjen e të riut e dënuan organizatorët e OJQ-ve, të cilët kërkuan që raste të tilla të mos përsëriten, e të cilët përmenden edhe sakrificën e dëshmorët të rënë për lirinë e Kosovës, të cilët u flijuan që ne sot të jetojmë në paqe.
Fjalin rasti mbajti edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili në emër të qytetarëve të Mitrovicës iu shpreh ngushllime familjes Kamberaj. “Lusim Zotin që Ermalin ta dërgoj në Parajsë, sepse ka qenë njeriu më i devotshëm në qytetin tonë. Është krenari sot që këtë dënim të dhunës e shoh te çdo familje e Mitrovicës. Ne si institucione i bëjmë thirrje policisë, hetuesisë dhe gjyqësisë që o sot o kurrë t’i ndalin këto krime të mallkuara”, tha kryetari Bahtiri, raporton Veriu.info.
Marshi u mbajt në shenjë revolte ndaj vrasjes së 24 vjeçarit, Ermal Kamberaj, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa i ndjeri ishte duke punuar./Veriu.info/