Shumë puthje në Samitin e G7-ës, gjithë vëmendja te Melanie e Trump për arsyet e gabuara (FOTO)

Presioni sigurisht ishte i lartë në Samitin e G7 në Francë, por disa fotografi nga ky event gjeneruan më shumë spekulime për rritje të tensioneve seksuale sesa për përshkallëzime gjeopolitike.
Një një seancë fotografike e thjeshtë të mbajtur në përfundim të samitit, rrjeti u ngazëllua sëtepërmi duke komentuar puthjet mes liderëve botërorë dhe bashkëshorteve të tyre.
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Melania Trump dhe Kryeministri Kanadez Justin Trudeau, ishin më të komentuarit, pas një puthjeje të shkëmbyer mes tyre dhe vështrimit që Melanie i bëri kryeministrit
“Të gjithë duhet të gjejnë dikë që i shikon siç shikon Melania, Justin Trudeau”, shkruan një komentues.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, u pa duke u puthur jo me një, por me dy gra të tjera. Njëra bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron dhe tjetra kancelarja gjermane Angela Merkel.

Lexo edheJa reagimi i disa personave të cilët gjykata i dënoj me vdekje

Në mënyrë të veçantë me këtë të fundit, Trump shihet duke mbyllur sytë.
Nuk ka pasur asnjë puthje vetëm midis kryeministrit britanik Boris Johnson dhe Donald Trump-it.















