back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeShukri Buja takon kryetarin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”: Do të punoj...

Shukri Buja takon kryetarin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”: Do të punoj që raportet shqiptaro–amerikane të forcohen

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një me Agim Rexhepi, i cili është kryetar i shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’. Buja ka njoftuar edhe se, nga Rexhepi, ka pranuar si dhuratë mirënjohje dhe flamurin amerikan për nder të ditëlindjes së 79-të të Presidentit Bill Clinton.

Tutje, ai ka shkruar se me Rexhepin dhe ‘Miqtë e Amerikës’ lidh një bashkëpunim i shkëlqyer që nga koha kur kam shërbyer si kryetar i kësaj komune më herët.

Postimi i plotë:

Përshëndetje, Lipjan

Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të takohem me z. Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’, me që rast pranova si dhuratë mirënjohje dhe flamurin amerikan për nder të ditëlindjes së 79-të të Presidentit Bill Clinton, mikut të madh të popullit shqiptar.

Me z. Rexhepi dhe shoqatën ‘Miqtë e Amerikës’ më lidh një bashkëpunim i shkëlqyer që nga koha kur kam shërbyer si kryetar i Komunës së Lipjanit. Ndër shumë nisma të përbashkëta, me krenari veçoj iniciativën e shoqatës për shpalljen Qytetar Nderi i Lipjanit të Gjeneralit amerikan Wesley Clark, simbol i lirisë sonë, i cili me vendim të Kuvendit të Komunës u nderua me këtë titull.

Në mandatin tim të ardhshëm si kryetar i Lipjanit, do të punoj me përkushtim që raportet shqiptaro–amerikane të forcohen edhe më shumë nëpërmjet projekteve konkrete, bashkëpunimit kulturor, ekonomik dhe institucional, duke e mbajtur të gjallë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është miqësi ekzistenciale për popullin shqiptar!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz