Shtyrja e vendimit final për Thaçin e të tjerët: Haga edhe në prill aprovoi pjesëmarrjen në proces të 2 familjarëve të dy viktimave
dp

Lexo edhePolicia Ushtarake ngrit kapacitetet operacionale

Specialja ka treguar se kjo ka bërë që numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast të rritet në 156.
“Më 17 prill 2026, Trupi Gjykues miratoi një kërkesë të Mbrojtësit të Viktimave për t’u lejuar dy të afërmve të ngushtë të një viktime të ndjerë që të vazhdojnë pjesëmarrjen e viktimës në procedurë.
Si rezultat, numri i përgjithshëm i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast rritet në 156”, thuhet në njoftimin e Hagës.
Ky vendim për të pranuar përfshirjen e dy personave të rinj në procedurë vjen edhe përkundër faktit se tashmë janë thënë fjalët përfundimtare dhe po pritet vendimi final nga Haga.

Lexo edhePolicia Ushtarake ngrit kapacitetet operacionale
Vetë Specialja ditë më parë ka konfirmuar se koha për marrjen e vendimit final është zgjatur edhe për 60 ditë shtesë, meqë afati 90 ditor kur parashihet marrja e vendimit ka skaduar në fillim të majit.
Sipas Rregullores së Speciales, Gjykata mund të kërkojë edhe 60 ditë afat shtesë për marrjen e vendimit, në rast të krijimit të rrethanave të jashtëzakonshme.