back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaLajmeShtyhet seanca për rastin e vrasjes së vëllezërve Islamaj në Gjakovë

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së vëllezërve Islamaj në Gjakovë

Të ngjajshme

Krasniqi e akuzoi për bashkëpunim me VV-në, përgjigjet Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci i cili...

​Votat për kandidatët të asamblesë për Shtime, kishte me një dhe pa asnjë sosh

Qendra Komunale për Numërim ka përfunduar numërimin e të...

Shuhet kureshtja, Hailey flet për rivalitetin me markën e Selena-s

Hailey Bieber ka marrë një qasje diplomatike ndaj spekulimeve...

Aksident trafiku në Veternik, përfshihen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Seanca e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e vëllezërve Blerim dhe Haxhi Islamaj, është shtyrë.

Shtyrja është bërë për shkak të mungesës së avokates së palës së dëmtuar.

Gjykata ka caktuar datat e reja të seancave për:20 nëntor 2025, 27 nëntor 2025 dhe 3 dhjetor 2025.

Po ashtu, trupi gjykues ka kërkuar dëshmitarë shtesë, përfshirë:Timor Gjokaj, Gjon Gjokaj, bashkëshorten e Zef Ademajt.

Rasti lidhet me ngjarjen tragjike të ndodhur në qershor të vitit 2023, ku u vranë vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj.

Për këtë vrasje po gjykohen Gjergj Gjokaj dhe Zef Ademaj, të cilët gjatë seancave të mëparshme kanë mohuar fajësinë për akuzën e vrasjes.

I pandehuri Gjergj Gjokaj ka pranuar vetëm pjesërisht fajësinë për mbajtje pa leje të armës, por ka mohuar përfshirjen në kryerjen e veprës penale të vrasjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz