Shtyhet seanca e Noizyt në GJKKO

Është shtyrë për datën 13 maj, seanca gjyqësore në GJKKO, ku Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, do dëshmonte lidhur me procesin ndaj grupit të Laert Haxhiut.
Në kete proces, do të dëshmojë edhe i ati i Noizyt, Bashkim Rajku. Mësohet se shkak për shtyrjen u bë mungesa e dy avokatëve, shkruan euronews.
Rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e Noizyt në qershor të vitit 2022.
Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha.

Lexo edheMe sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar
Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës.
SPAK dhe rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani zbuluan se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si kundërpergjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahmeti i njohur si CLLEVIO, nga Noizy dhe shokët e tij.












