back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeShtyhet seanca e 1 shtatorit për demarkacion?!

Shtyhet seanca e 1 shtatorit për demarkacion?!

Të ngjajshme

Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të...

Thomas Partey rikthehet në La Liga, arrin marrëveshje me skuadrën e njohur

Mesfushori ganez, Thomas Partey duket se ka gjetur klubin...

Katër yjet që Chelsea i ka vendosur në shitje

Chelsea po kalon një periudhë me mbingarkesë të dukshme...

Vetmia tek adoleshentët: Një shqetësim global që ndihet edhe në Kosovë

“Ne jemi qenie sociale dhe kemi nevojë për socializim”. Psikologia...

Lamtumirë mes lotëve, Son luan minutat e fundit me Spurs

Ndeshja e sotme e Tottenhamit ndaj Newcastle United ka...

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani kohë më parë ka thënë se nuk do të votojë demarkacionin me Malin e Zi, duke theksuar se nuk do të votoj gjërat që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

E tani që kanë mbetur edhe pak ditë deri me datën 1 shtator kur edhe është paralajmëruar të mbahet seancë për votimin e demarkacionit të kufijve me Malin e Zi. rreth votimit të këtij demarkacioni kanë dalë pro dhe kundër shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Kurse në një prononcim për Indeksonline deputeti, Nait Hasani ka theksuar se kjo seancë ka mundësi të mos mbahet fare me datën 1 shtator.

“Seanca e 1 shtatorit ka mundësi të shtyhet dhe që mos të mbahet në atë datë .Ka mundësi që kjo seancë mos të mbahet fare me 1 shtator por të shtyhet për tre deri në katër ditë më vonë”, ka thënë Hasani.

Sipas tij kjo shtyrje ka të bëjë me shenjtërimin e Nënës Terezë që do të bëhet në shtator .

“Për arsye të shenjtërimit të Nënës Terezë që bëhet me 5 shtator besoj se do të shtyhet  edhe mbajtja e seancës. Unë besojë se kjo seancë do të shtyhet deri në ndonjë nga datat më të afërta që të jetë e mundur”, ka thënë Hasani.

Ndërsa ai nuk ka lënë pa theksuar se Komisioni Shtetëror nuk është i bazuar në fakte sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

“Kosova nuk ka territor për të humbur dhe as territor për tu shtuar. Ne jemi për marrëdhënie të mira me Malin e Zi, jemi për demarkacion me Malin e Zi, por jo në këtë formë që është vendosur e që është e papranueshme”, ka thënë Hasani.

Gjithashtu ndër të tjerash Hasani ka dyshuar nëse do të arrihet mbledhja e votave të nevojshme për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Dyshohet se nuk do të ketë mundësi në pasjen e votave të nevojshme,  por unë megjithatë  mendoj se do të shtyhet për shkak të shenjtërimit të Nënës Terezë”,ka përfunduar Hasani./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit