back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeShtyhet certifikimi i rezultateve

Shtyhet certifikimi i rezultateve

Të ngjajshme

Kosova po e befason Suedinë pas pjesës së parë, 2-0 në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës po luan ndaj asaj të Suedisë...

Trazira në aeroportin e Heathrow, zjarrfikësit në vendngjarje, probleme edhe në disa linja treni

Frikë dhe panik ka përjetuar udhëtarët në aeroportin Heathrow...

IKSHPK apelon sërish qytetarët të mos e përdorin për pije ujin e Badocit, shkak mangani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton...

Nga Klan Arena, Nisma nis të shtunën fushatën për zgjedhjet lokale

Nisma Socialdemokrate do të nisë të shtunën fushatën për...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i shpallë as sot rezultatet pas rinumërimit të votave nga diaspora.

Kjo pasi në adresën e Gjykatës Supreme ka shkuar një ankesë e Lëvizjes Vetëvendosje që të numërohen 392 pako të ardhura së fundi nga diaspora, njofton Klan Kosova.

”Kemi marrë konfirmim se në Gjykatën Supreme është parashtruar ankesë ndaj vendimit të një dite më herët të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prandaj, rezultatet pas procesit të rinumërimit nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë”, është shprehur Valmir Elezi nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Lidhur me vendimin e KQZ-së ka folur edhe Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku, i cili tregoi rreth gjendjes në të cilen gjenden aktualisht rreth publikimit të rezultateve deri në fazën e certifikimit të tyre final.

”Edhe në këtë rast është në kompetencën e Gjykatës Supreme, është nivel dhe shkallë më e lartë, dhe ne nuk mund ta kundërshtojmë atë”.

”Afati i ankesave veçse ka kaluar, ne nuk mund të paragjykojmë, por ne mund të pranojmë ankesa por ato janë të gjykuara dhe hidhen të palejuara për shkak të paafatshmërisë. Mund të ketë ndonjë ankesë nga dikush përmes postës, por nuk besoj se do të ketë. Kjo është gjendja që e kemi tani, nuk ka ankesa të pavendosura”, është shprehur Mulë Desku nga PZAP.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz