back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeShtuni: Vendimi i fundit i SHBA-së tregon se Amerika e ka humbur...

Shtuni: Vendimi i fundit i SHBA-së tregon se Amerika e ka humbur besimin në Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij

Të ngjajshme

Aksident tragjik në aksin Shkodër – Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir

Një aksident i rëndë me pasoja fatale është regjistruar...

Zhegrova debuton me barazim në Serie A

Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se...

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, disa të vrarë dhe 30 të plagosur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se një...

Fetoshi: Parada e Vuçiqit, zgjatim i strategjisë së Putinit

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride, “Octopus”,...

Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme, i sigurisë dhe i komunikimeve strategjike, thotë se pasojë e vendimit është degradimi i marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së.Sipas tij, goditja e fundit ndaj Kosovës, tregon se SHBA ka humbur besimin në Kurtin dhe qeverinë e tij.

“Kjo pasojë është nga më të kushtueshmet pasi sinjalizon se kryeministri në detyrë dhe qeveria e tij kanë humbur besimin e partnerit strategjik, sponsorit kryesor të shtetësisë së Kosovës dhe garantorit të sigurisë së saj, atë të SHBA-së, pikërisht për shkak të sjelljes vazhdimisht jobashkëpunuse që po cenon stabilitetin e vendit e më gjerë. Në vend që të shkohej drejt forcimit të marrëdhënieve dhe hapjes së perspektivave të reja bashkëpunuese, e kundërta po ndodh dhe sanksioneve të BE-së i shtohet edhe masa e re nga SHBA-ja. Kjo pa dyshim se do të ndikojë negativisht si në ambiciet strategjike të vendit për njohje të reja, ashtu edhe në ato për integrim euroatlantik, sidomos anëtarësim në NATO dhe BE”, ka thënë për KOHËN Shtuni.

Përveç pasojave në diplomaci, ai ka përmendur edhe ndikimin potencial në sferat e tjera.

“Pasojat nuk janë vetëm politike e diplomatike, por edhe ekonomike, pasi dialogu ishte i paraparë që të zgjeronte lidhjet ekonomike e tregtare dhe investimet amerikane, si dhe mbështetjen financiare e teknike të SHBA-së për Kosovën”, ka thënë Shtuni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz