back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeShtufi: 3-4 mijë shqiptarë në Zvicër janë milionerë

Shtufi: 3-4 mijë shqiptarë në Zvicër janë milionerë

Të ngjajshme

OVL e UÇK-së mban sot konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Shtufi: 3-4 mijë shqiptarë në Zvicër janë milionerë

Publicisti, Pal Shtufi ka ndarë një statistikë interesante gjatë...

Policia jep detaje rreth aksidentit të rëndë autobus-veturë në Klinë

Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident i rëndë trafiku...

Publicisti, Pal Shtufi ka ndarë një statistikë interesante gjatë emisionit Rubikon, ku po diskutohet rreth temës se a dallon mërgata shqiptare varësisht vendit ku jetojnë.

Shtufi i cili jeton në Zvicër tash e disa vite, tha se në këtë vend jetojnë rreth 4 mijë shqiptarë që e kanë statusin e milionerit. Ata kryesisht sipas Shtufit, janë gjenerata e re që tërë shkollimin e kanë përfunduar në Zvicër.

“Statistikë të saktë nuk kam. Unë vet jam marrë me biznes një kohë të gjatë edhe e di që dikund 3-4 mijë shqiptarë janë milionerë, mos qofshin më shumë e po ju hy në hak se po flas me të dhënë të vjetra. Ata kryesisht janë gjenerata e re, gjenerata që prej çerdhes e deri në universitet e kanë përfunduar aty. Ata janë të pa zhurmshëm, vijnë këtu ju as që e vëreni, ata nuk bien në sy. Unë zakonisht e them bien në sy këtu do dhëndurë që na vijnë e nuk janë integruar shpejt atje, i blejnë do kerre të shtrenjta edhe i bëjnë do probleme”, tha Shtufi.

Sipas Shtufit ata që bien në sy janë problematikët. Ai madje e ka ndarë edhe një rast me të cilin ka hasur në rrugë gjatë këtyre ditëve në Prishtinë.

“Sot bile njëni e ka bë një problem me numra të Zvicrës e pashë qatë djalin çfarë fytyre ke. Kerri ishte i shtrenjtë shumë, me numra të vegjël tre numërshe 123, që është tepër i rrallë përveç zviceranëve që mund ta kenë”.

“Ajo tregon që ai është martuar dikund mirë edhe i ka trashëguar numrat, se e ke këtë të drejtë brenda familjes. Mirëpo sjellja e tij nuk ishte konform atyre numrave që i kishte në veturë se ata zakonisht  zviceranët të vjetër”, tha Shtufi. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz